Me kalimin e orëve sa vjen dhe rritet dhimbja nga numri i të vdekurve si pasojë e sulmit ma raketa në Rripin e Gazës.
Qeveria izraelite ka konfirmuar se numri i izraelitëve të vrarë deri tani ka shkuar në 40, ndërsa të plagosur janë mbi 750 persona.
“Më shumë se 750 izraelitë janë plagosur”, thanë autoritetet, raportojnë mediat e huaja. Numri i viktimave dhe i të plagosurve me gjasë mund të rritet, pasi vijojnë përplasjet e armatosura mes Izraelit dhe Palestinës.
Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu më herët iu drejtua kombit me një video të platformën “X”, duke thënë se vendi është në luftë dhe se armiku do të paguajë çmim të shtrenjtë për sulmin me raketa.
“Armiku ynë do të paguajë një lloj çmimi që nuk e ka ditur kurrë”, tha Netanyahu në një deklaratë. /abcnews.al
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele