Të paktën katër persona janë lënduar pas një serie të shtënash në një qytet në Italinë qendrore dhe një person është arrestuar, sipas policisë.
Të gjithë të plagosurit në sulmet në Macerata, ishin të huaj, thotë po ashtu policia. Autori i dyshuar i sulmit kishte një flamur italian në qafë kur u arrestua. Sipas agjencisë së lajmeve “ANSA”, i dyshuari, një 28-vjeçar, bëri një përshëndetje fashiste në momentet që ndalohej nga policia.
Të shtënat janë raportuar në pjesë të ndryshme të Maceratës, përfshirë edhe stacionin qendror të trenave në qytet. Kryebashkiaku paralajmëroi njerëzit në një postim në “Tëitter” të qëndronin në shtëpi deri sa situata të qartësohej.
Të shtënat vinin nga një makinë e zezë “Alfa Romeo”, edhe pse nuk është e qartë nëse agresori ishte i vetëm apo jo. Sipas raporteve të mediave italiane, gjashtë persona janë të plagosur dhe policia thotë se viktimat po trajtohen në spital, me njërin prej tyre në gjendje të rëndë.
Sipas autoriteteve të rendit të gjithë të lënduarit janë të huaj ndërsa mediat vendase shkruajnë se bëhet fjalë për emigrantë me ngjyrë. Të shtëna armësh zjarri janë dëgjuar në rrugën “Spalato” dhe rrugën e “Velinëve”, pjesë të qytetit ku është përqendruar një hetim i rëndësishëm mbi vrasjen e një vajze 18-vjeçare, trupi i të cilës u gjet të mërkurën e shkuar. Një person nga Nigeria është arrestuar për momentin në lidhje me këtë vrasje. Kjo ka bërë që mediat vendase të hedhin hipotezën mbi një lidhje mes dy incidenteve./Top Channel
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës