Sulmi në Gjermani, njëri nga të vrarit thuhet se është fëmijë

23:09 | 20 Dhjetor 2024
Q L

Njëri prej të vrarëve në sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të Gjermanisë ishte një fëmijë i vogël.

Kështu ka thënë kryeministri i shtetit të Saksonisë-Anhalt, Dr. Reiner Haseloff, në një konferencë për shtyp, raporton Sky News.

“Kjo është një nga gjërat më të këqija që mund të imagjinohet”, u shpreh ai.

Haseloff deklaroi gjithashtu se i dyshuari, i cili është nga Arabia Saudite, “ka punuar si mjek në shtet” dhe “ka arritur në Gjermani në vitin 2006.”

Dy të vdekur kanë mbetur pas sulmit ku një makinë ka goditur një turmë njerëzish në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të Gjermanisë.

Siç shkruan media gjermane, Bild, nga sulmi kanë mbetur të lënduar nga 60 deri në 80 persona, teksa sulmi nisi rreth orës 19:00.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme