Google ADS

Sulmi në Egjipt lë shtatë të lënduar

18:56 | 2 Nëntor 2018
Arbresh.info

Së paku shtatë njerëz janë vrarë në sulm në një autobus që ishte duke shkuar drejt një manastiri në Egjiptin e Veriut, sipas zyrës së kishës së Koptit.

Incidenti ndodhi të premten pasi ishte duke shkuar drejt manastirit të krishterë “Samuel Koptik” afër Minas, një qytet që gjendet afër Kairos rreth 270 km.

Kryepeshkopi i Minas i tha agjencisë së lajmeve, Reuters se të paktën shtatë vetë u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën.

Zëdhënësi i Kishës, Bouls Halim tha se numri i të vdekurëve pritet të rritet.

Presidenti egjiptian, Abdel Fattah el-Sisi, tha se ai ishte “thellësisht i pikëlluar” nga sulmi dhe u zotua të shtyjë përpara fushatën e Egjiptit kundër “terrorizmit”.

“Ky incident nuk do të minojë vullnetin e kombit tonë për të vazhduar betejën e saj për mbijetesë dhe ndërtim”, tha Sisi në Twitter.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme