Sulmi në Barcelonë, viktimat janë shtetas nga 18 vendeve

02:10 | 18 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Gjatë sulmit terrorist në Barcelonë kanë humbur jetën 13 persona dhe mbi 100 të tjerë janë plagosur, shkruajnë mediat spanjolle.

Mediat shtojnë se viktimat janë shtetas nga 18 vende të ndryshme të botës, transmeton portali arbresh.info

Përgjegjësinë për sulmin terrorist e ka marrë Shteti Islamik.

Kryeministri i Belgjikës ka bërë të ditur se në mesin e viktimave ndodhet një shtetas belg, ndërsa ZDF ka raportuar se të vdekur janë edhe tre shtetas gjermanë.

Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy ka shpallur tri ditë zie në Spanjë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme