Google ADS

Sulmi në Afganistan lë së paku 29 të vdekur

11:49 | 2 Gusht 2017
Arbresh.info

Nga një sulm në jug të Afganistanit, nga një sulmues vetëvrasës, ka lënë të vdekur së paku 29 persona dhe dhjetëra të tjerë të lënduar, transmeton arbresh.info.

Autoritetet vendore tregojnë se numri i të vdekurve ka shumë gjasë të rritet.

Një burim i ka treguar Reuters transmeton se dy sulmues kanë hyrë në xhami dhe kanë filluar të qëllojnë në drejtim të njerëzve.

Mediat e atjeshme bëjnë të ditur se të dy terroristët janë të vdekur.

Gjithashtu bëhet e ditur që askush deri tash s’e ka marrë përgjegjësinë për sulmin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme