Google ADS

Sulmi ndaj Skripalëve në Angli, i dyshuari i dytë rus është doktor

09:24 | 9 Tetor 2018
Arbresh.info

Emri i të dyshuarit të dytë në rastin ‘Salisbury’ është në të vërtetë Alexander Mishkin, shkruan BBC.

Faqja e internetit hetimore ‘Bellingçat’ thotë se njeriu që udhëtoi nën emrin Ali Petrov është në të vërtetë një mjek ushtarak që punon për inteligjencën ruse, GRU.

Muajin e kaluar, Bellingcat e quajti të dyshuarin e parë si Anatolij Chepiga, një kërkesë e refuzuar nga Rusia.

Më shumë detaje rreth asaj se si zbuloi identitetin priten të dalin.

Ish-spiuni rus Sergei Skripal dhe vajza e tij Julia u helmuan në mars.

Faqja e internetit britanike tha se kishte identifikuar të dyshuarin duke përdorur dëshmitë nga njerëzit që njihte i dyshuari dhe një kopje të skanuar të pasaportës së tij.

Thuhet  se pasaporta e tij të vërtetë dhe pasaporta e rreme me të cilën udhëtoi në Britani të Madhe me  emrin të Aleksandër Petrov mbanin të njëjtën datëlindje.

Bellingcat thotë se ai ishte rekrutuar nga inteligjenca ruse, ndërsa ai po përfundonte studimet e tij mjekësore dhe bëri disa udhëtime në Ukrainë, duke përfshirë edhe udhëtimin gjatë trazirave të vitit 2013.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme