Katër fëmijë të vegjël që u goditën me thikë në një park në Annecy, në juglindje të Francës, tani janë në një gjendje të qëndrueshme, thanë zyrtarët e atjeshëm për BBC-në.
Fëmijët nga një deri në tre vjeç po trajtohen në spital.
Policia e arrestoi sulmuesin me thikë pasi ai hyri në një kënd lojërash për fëmijë për të kryer sulmin.
Mes të plagosurve është edhe një fëmijë britanik trevjeçar, ndërsa një tjetër holandez. Dy të rritur gjithashtu u plagosën, me një në gjendje kritike.
Policia ka konfirmuar se i dyshuari është një sirian 31-vjeçar, i cili kishte statusin e refugjatit në Suedi.
Kryeministrja franceze Élisabeth Borne tha në një konferencë për shtyp se sulmuesi “nuk ka të dhëna kriminale apo psikiatrike”.
Prokurorja e Annecy Line Bonnet-Mathis u tha gazetarëve se viktimat fëmijë varionin nga 22 muajsh deri në tre vjeç.
“Nuk duket të ketë asnjë lloj motivimi terrorist”, shtoi ajo.
Policia thotë se i dyshuari ka statusin e refugjatit në Suedi dhe së fundmi ka shkuar në Francë, duke lënë pas një grua dhe një vajzë trevjeçare. Në një kërkesë të pasuksesshme për azil vitin e kaluar për statusin e refugjatit në Francë, ai tha se ishte një i krishterë sirian.
Gjatë incidentit, sulmuesi thirri emrin e Jezu Krishtit.
Një grua e identifikuar si ish-gruaja e tij tha për BFM TV se ish-partneri i saj ishte i krishterë.
“Ai nuk më telefonoi për katër muaj. Marrëdhënia jonë u ndal sepse ne jetonim në Suedi dhe ai nuk donte të jetonte më në Suedi”, tha ajo, duke shtuar se ai nuk kishte shfaqur më parë shenja të dhunës.
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...