Për diplomacinë amerikane në Lindjen e Mesme, sulmi i në Liban ku shpërthyen në të njëjtën kohë qindra pagera të përdorura nga anëtarët e Hezbollahut nuk mund të kishte ardhur në një moment më pak të favorshëm.
Kjo sipas ekspertëve mund të nxisë një përshkallëzim që SHBA kishte kërkuar me ngulm që ta shmangte.
Një ditë përpara shpërthimit, Amos Hochstein këshilltar i lartë i Joe Biden, ishte në Izrael duke i kërkuar Benjamin Netanyahut dhe zyrtarëve të tjerë të lartë izraelitë ulje të tensioneve në Liban.
Sekretari amerikan i mbrojtjes, Lloyd Austin, dhe ministri izraelit i mbrojtjes, Yoav Gallant gjithashtu kishin paralajmëruar se koha për të gjetur një zgjidhje të negociuar midis Izraelit dhe Hezbollahut, po shkonte drejt fund dhe se duhej ndërhyrë me shpejtësi.
Ajo që mbetet për t’u parë është nëse sulmi me pager do të sjellë një operacion më të gjerë nga forcat izraelite që tani mund të përfitojnë pasi qindra, apo ndoshta edhe mijëra anëtarë të Hezbollahut janë plagosur.
Sulmet ndoshta kanë ndërprerë komunikimet e organizatës. “Pajgerët” u morën si një alternativë me rrezik të ulët ndaj telefonave celularë, duke i lejuar grupit të komunikonte nga distanca pa u hapur ndaj sulmeve me dron, si pjesë e fushatës së Izraelit për vrasjet e synuara të liderëve të Hezbollahut dhe Hamasit.
Raportet e mediave izraelite sugjerojnë se operacioni ishte rezultat i një hakimi të zinxhirit të furnizimit, duke lejuar operativët e Mossad-it të vendosnin eksplozivë në pager-at përpara se ato t’i shiteshin Hezbollahut.
Ushtria izraelite mund të vendosë tani të përfitojë nga rrëmuja e Hezbollahut përpara se organizata të ketë një shans për të rindërtuar veten.
Nga ana tjetër qeveria izraelite mbrëmë njoftoi se do të zgjeronte synimet e saj të luftës për të përfshirë kthimin e dhjetëra mijëra civilëve në kufirin e saj me Libanin.
Dhe ndërsa zyrtarët amerikanë kanë thënë se baza për një paqe përgjatë kufirit verior të Izraelit me Libanin do të vinte përmes një armëpushimi në Gaza, kjo marrëveshje ka rezultuar e paarritshme dhe duket se nuk është më afër realizimit.
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken , udhëtoi në Lindjen e Mesme të martën për të diskutuar marrëveshjen me Egjiptin, një ndërmjetës i Hamasit, por duket arritja e një marrëveshja nuk ishte ende gati, tha një zëdhënës.
SHBA gjithashtu përballet me humbjen e një ndërmjetësi kyç në Gallant, i cili ka qenë kritik ndaj Netanyahut.
Zëvendësuesi i tij i mundshëm si ministër i mbrojtjes është Gideon Saar, kreu i partisë së djathtë Shpresa e Re, i cili shihet si më radikal.
Shtëpia e Bardhë kishte shpresuar se një periudhë qetësie rreth Izraelit do të lejonte që negociatorët e armëpushimit të arrinin një përparim, ndërsa ndërmjetësit lëvizin midis Hamasit dhe Izraelit për të kaluar realizuar përmbushjen e kërkesave komplekse të të dyja palëve në lidhje me shkëmbimin e pengjeve dhe pretendimet territoriale.
Ajo periudhë qetësie tani është shkatërruar me këtë sulm që ndodhi dhe me reagimet e Hezbollah i cili është zotuar të hakmerret.
Me Hamasin dhe Hezbollahun nën presion të jashtëzakonshëm, SHBA-të tani kanë paralajmëruar Iranin, përkrahësin e grupeve, kundër përshkallëzimit.
“Ne do t’i bëjmë thirrje Iranit që të mos përfitojë nga asnjë incident për të shtuar paqëndrueshmërinë e mëtejshme dhe për të rritur më tej tensionet në rajon,” tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.
/abcnews.al/
Xheneta kritikon ashpër Gjestin, ky i fundit fillon të qajë
Zelensky: Macron po na ndihmon në konsultimet lidhur me misi...
Cambridge largohet nga Trepça, mitrovicasit kanë një emër pë...
Struktura fetare e Kosovës: 93.49 % të besimit islam, 2,31 %...
Rriten rastet e braktisjes së shkollës në Kosovë
Profesori Koser: Kosova shembull që duhet ndjekur nga shtete...