Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen ka dënuar sulmin me armë zjarri ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico përpara një ndërtese në Handlova, ku u mbajt një mbledhje e qeverisë. Nëpërmjet një postimi në X, diplomatja evropiane e cilëson ngjarjen si një akt që minon demokracinë.
“Dënoj fuqishëm sulmin e poshtër ndaj kryeministrit Robert Fico. Akte të tilla dhune nuk kanë vend në shoqërinë tonë dhe minojnë demokracinë, të mirën tonë më të çmuar të përbashkët. Mendimet e mia janë me kryeministrin Fico dhe familjen e tij.”, ka shkruar von der Leyen në rrjetin social.
I strongly condemn the vile attack on Prime Minister Robert Fico.
Such acts of violence have no place in our society and undermine democracy, our most precious common good.
My thoughts are with PM Fico and his family.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) May 15, 2024
Udhëheqësi sllovak është dërguar në spital teksa autori i dyshuar është vënë në pranga nga autoritetet. Në një video te publikuar shfaqen disa persona duke vrapuar për të kapur të dyshuarin jashtë qendrës kulturore. Nënkryetari i parlamentit konfirmoi incidentin gjatë një seance të parlamentit dhe e shtyu atë deri në një njoftim të dytë.
Presidentja e Sllovakisë tha se ishte e tronditur nga sulmi “brutal dhe i pamëshirshëm” ndaj kryeministrit dhe i uroi atij forcë për t’u rikuperuar. Handlova ndodhet është rreth 180 km në veri-lindje të kryeqytetit Bratislavë./abcnews.al
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...