Policia zhvilloi të premten kërkime në një objekt të kompanisë Fedex në Indianapolis dhe kontrolloi shtëpinë e personit të armatosur që dyshohet se qëlloi duke vrarë me armë zjarri tetë persona dhe plagosur disa të tjerë para se të vriste veten.
Dy zyrtarë të zbatimit të ligjit i thanë agjencisë së lajmeve Associated Press se autori i dyshurar u identifikua si 19-vjeçari Brandon Scott Hole nga Indiana.
Hetuesit kontrolluan një shtëpi në Indianapolis të lidhur me Brandon Scott Hole dhe grumbulluan të prova, përfshirë konfiskimin e kompjuterave e të tjera pajisje elektronike. Zyrtarët folën për AP në kushte anonimiteti.
Policia e Indianapolisit tha më herët se nuk e kishte zbuluar ende motivin e ngjarjes që ndodhi të enjten vonë në mbrëmje në një qendër të FedEx-it pranë aeroportit të Indianapolisit.
Zëvendës shefi i policisë së qytetit tha se personi i armatosur filloi të qëllonte pa dallim mbi njerëzit në parking dhe më pas u fut në ndërtesë, ku vrau veten pak para se aty të hynte policia.
Policia tha se të shtënat zgjatën vetëm disa minuta. Pesë persona u shtruan në spital, sipas autoriteteve. Dy persona të tjerë u trajtuan në vendin e ngjarjes.
Kompania FedEx tha në një deklaratë se po bashkëpunon me autoritetet për të mbledhur më shumë informata.
Presidenti Joe Biden tha se ai ishte informuar mbi ngjarjen dhe e quajti dhunën me armë “një epidemi” ne vend.
“Shumë amerikanë po vdesin çdo ditë nga dhuna me armë. Ajo njollos karakterin tonë dhe shpon tejpërtej shpirtin e kombit”, tha Presidenti nëpërmjet një deklarate.
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi tha se ishte “tmerruar e me zemër të thyer” për shkak të ngjarjes. Ajo bëri thirrje për veprim të Kongresit për kontrollin e armëve.
“Ndërsa lutemi për familjet e gjithë atyre që u prekën nga kjo ngjarje, ne duhet të punojmë urgjentisht për të miratuar ligje për parandalimin e dhunës me armë, për të shpëtuar jetë dhe për të parandaluar vuajtjet”, shkruante ajo tha në një postim në Twitter.
Ky ishte sulmi më i fundit në një varg të sulmesh në Shtetet e Bashkuara muajt e fundit. Tetë vetë mbetën të vrarë në një sallon masazhesh në Atlanta të Xhorxhias; 10 vetë gjetën vdekjen në një dyqan ushqimesh në Boulder të Kolorados; katër vetë, ndër ta një djalë 9-vjeçar, humbën jetën kur një individ i armatosur hapi zjarr në një zyrë të shitjes së pasurive të patundshme në Orinxh të Kalifornisë.
Ky është incidenti i tretë me vrasje të shumëfishta këtë vit në Indianapolis. Pesë persona, përfshirë një grua shtatzënë, u qëlluan dhe u vranë në muajin janar, dhe një burrë u akuzua për vrasjen e tre të rriturve dhe një fëmije para se të rrëmbente vajzën e tij gjatë një grindjeje në një shtëpi në muajin mars. /VOA/
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...