Vozitësve në Shtetet e Bashkuara u është bërë thirrje që të mos blejnë rezerva benzine pas mungesës së furnizimeve për shkak të mbylljes së një rrjeti pas një sulmi kibernetik.
Disa vozitës në pjesën juglindore të Shteteve të Bashkuara u panë duke blerë rezerva të benzinës, në kohën kur pompat e benzinës mbetën pa furnizime dhe çmimet u rritën.
Çmimi mesatar i benzinës të martën ishte më i larti që nga nëntori i vitit 2014, njoftoi Shoqata Amerikane e Automobilizmit, shkruan BBC.
Karolina Veriore, Virgjinia dhe Florida tashmë e kanë shpallur gjendjen emergjente për shkak të mungesës së këaj lënde djegëse. Megjithatë, sekretarja e Energjisë, Jennifer Granholm, tha se vozitësit nuk kanë nevojë që të blejnë benzinë rezervë.
Ajo shtoi se nuk ka mungesë të benzinës por bllokim të qarkullimit në Karolinën Veriore, Karolinën Jugore, Tennessee, Georgjia dhe në jug të Virgjinias, shtete që zakonisht varen nga naftësjellësi “Colonial” për furnizime.
Një sulm kibernetik të premten e detyroi këtë naftësjellës që të mbyllet në pjesën kryesore të rrjetit. Operatori ka parashikuar që kthimi në funksion nuk do të mund të bëhet deri në fund të javës.
Byroja Federale e Hetimeve, FBI, për këtë sulm kibernetik e ka akuzuar grupin kriminal “DarkSide”. Besohet se baza e grupit është në Rusi ose në Evropën Lindore.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...