Të paktën 11 persona kanë ndërruar jetë nga sulmi ajror izraelit që shkatërroi një ndërtesë pranë ambasadës Iraniane në Damask. Izraeli ka bërë të qartë se grupi i Hezbollahut do të ndëshkohet.
SHBA ka reaguar për këtë sulm duke informuar Iranin se nuk kishte “asnjë përfshirje” dhe njohuri paraprake për sulmin ajror të Izraelit në ambasadën e Republikës Islamike në Damask të hënën. Autoritetet izraelite bënë të qartë se sulmi synonte vrasjen e pjesëtarëve të Gardës Revolucionare, mes tyre edhe dy oficerët më të lartë të këtij organi elitar të ushtrisë iraniane.
Drejtori i OJQ-së me bazë në Britani me një rrjet të gjerë burimesh në Siri sqaroi se në mesin e të vdekurve nuk kishte civilë./abcnews.al/
Afron afati për ndalimin e rrjetit TikTok në SHBA
Llapi rikthen gardianin Coric
Në ditën e ndeshjes, Dyche shkarkohet nga posti i trajnerit ...
Berisha shkon në burg ta takojë Salianjin, paralajmëron mosl...
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit...
Biden firmos shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për zja...