Presidenti amerikan, Joe Biden do të takohet me zyrtarë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare pas kthimit të tij nga Rehoboth, Delaware, sipas një deklarate nga Shtëpia e Bardhë.
Biden u informua gjithashtu për situatën në Lindjen e Mesme më herët nga këshilltari i sigurisë kombëtare Jake Sullivan dhe zëvendës këshilltari kryesor i sigurisë kombëtare Jon Finer, tha Shtëpia e Bardhë, shkruan CNN.
Shtëpia e Bardhë shtoi se Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin, Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe Kryetari i Shefave të Shtabit të Përbashkët, Gjeneral Charles Q. Brown do të jenë midis atyre në dhomën e situatës, së bashku me Sullivan dhe Finer.
Nënpresidentja Kamala Harris dhe shefi i stafit të Biden, Jeff Zients do të marrin pjesë në takim.
Zëdhënësi i ushtrise izraelite në një deklaratë për shtyp konfirmoi se dhjetëra dronë janë lëshuar nga Irani drejt Izraelit. Daniel Hagari thotë se Forcat Ajrore izraelite po gjurmojnë dronët, ndërsa theksoi se do të duhen disa orë./abcnews.al
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...