Sulmi anti-ISIS shkakton shumë viktima civile

16:00 | 13 Korrik 2018
Arbresh.info

Koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të thotë se “mund të ketë kryer” një sulm ajrore në zonën lindore të Sirisë, ku një numër viktimash janë raportuar si të vdekur.

Dyzetë e katër njerëz, përfshirë të paktën 28 civilë si dhe militantë të Shtetit Islamik kanë vdekur nga sulmi ajror në një fshat në afërsi të kufirit irakian, thotë një grup monitorues, transmeton portali arbresh.info.

Sulmi kishte për cak një tubim në një fabrikë akulli pranë fshatit al-Soussa.

Siria ka fajësuar SHBA për incidentin në provincën Deir al-Zour.

“Koalicioni ose forcat tona partnere mund të kenë kryer sulme në afërsi të al-Soussa … dje”, tha zëdhënësi i koalicionit të Ushtrisë së SHBA Sean Ryan për agjencinë e lajmeve Reuters.

Zona rreth al-Soussa, në bregun lindor të lumit Eufrat, është ende nën kontrollin e IS, i cili ende mban xhepa territori pranë kufirit me Irakun./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme