Një sulm ajror nga forcat afgane në një shkollë fetare në bastionin e talibanëve ka shkaktuar dhjetëra të vrarë, përfshirë civilë, thonë zyrtarët afganë dhe dëshmitarë.
Komandantët më të lartë të talibanëve ishin mbledhur brenda medresesë, ku po mbahej një ceremoni diplomimi në kohën e sulmit në provincën verilindore të Kunduzit, raporton AFP, transmeton portali arbresh.info.
Ai ka thënë se një numër i pacaktuar civilësh ishin në mesin e të vrarëve që përfshinte edhe komandantët e lartë talibanë të “cilët po planifikonin operacionet e pranverës”.
“Disa të vdekur dhe të paktën pesë të plagosur”, përfshirë fëmijë janë dërguar në spitalin rajonal të Kunduzit, tha Naim Mangal, mjek për AFP.
Nuk është e qartë nëse medreseja ishte brenda xhamisë apo në një ndërtesë të ndarë./Arbresh.info/
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...