Google ADS

Sulmi ajror i SHBA-ve, Britanisë e Francës përmes fotove

14:13 | 14 Prill 2018
Arbresh.info

Amerika, Britania e Franca kanë nisur një sulm të koordinuar ajror në Siri për të dënuar regjimin e Assadit lidhur me përdorimin e armëve kimike që lanë të vdekur 70 persona, transmeton portali arbresh.info.

Sipas koalicionit të fuqive botërore rreth 103 raketa balistike janë hedhur në drejtim të Sirisë.

Shtetet e bashkuara, Britani dhe Franca nisën së bashku sulmet që synonin qendrën kërkimore të dyshuar të armëve kimike të regjimit të Assadit pranë Damaskut, një depo të armëve kimike dhe një qendër komandimi të lidhur me armët kimike të vendosura në perëndim të Homs, tha Kryetari i Shtabit të Përgjithshëm të SHBA, Joseph Dunford në një konferencë të përbashkët të shtypit me Sekretarin Amerikan të Mbrojtjes James Mattis./Arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme