Sulmet vdekjeprurëse në Evropën Perëndimore që nga viti 2014 (Foto)

08:20 | 9 Prill 2017
Arbresh.info

Franca, Belgjika, Gjermania, e së fundi edhe Suedia janë disa nga shtetet më të prekura nga këtë sulme.

Në vijim janë disa nga sulmet vdekjeprurëse në Evropën Perëndimore nga viti 2014:

7 prill 2017: Një shofer kamioni ka hyrë në një rrugë këmbësorësh në qendër tregtare në Stokholm, duke vrarë katër persona dhe duke plagosur mbi 15 tjerë, në sulmin që Policia e Suedisë po e cilëson si terrorist.

22 mars 2017: Një sulmues kishte therrur një polic në afërsi të Parlamentit të Britanisë në Londër, ku pastaj morri makinën dhe hyri në rrugën e këmbësorëve. Gjashtë persona mbetën të vdekur duke përfshirë sulmuesin dhe policin, dhe të paktën 20 tjerë u lënduan. Edhe ky një sulm, që u cilësua si terrorist.

AppleMark
18 mars 2017: Një person kishte tentuar të rrëmbejë armën e një ushtareje në aeroportin e Orlyt në jug të Parisit, por para se të largohej ai u qëllua për vdekje nga ushtarët e tjerë në vendin e ngjarjes.

3 shkurt 2017: Një person duke bërtitur ‘Allahu Ekber’ ka sulmuar disa ushtarë afër Muzeut të Luvrit në Paris. Ai është plagosur rëndë nga ushtarët, kurse i dyshuari ishte Abduallh Reda Al-Hamamy, që kishte ardhur nga Kajro.

19 dhjetor 2016: Një kamion kishte hyrë në një treg krishtlindjes në Berlin duke i vrarë 12 persona dhe duke i plagosur mbi 48 tjerë. Kancelarja gjermane, Angela Merkel kishte thënë se ishte një sulm terrorist.

ss

24 korrik 2016: Një refugjat sirian është arrestuar pasi kishte vrarë një grua shtatzënë dhe kishte plagosur dy persona tjerë në një qytet afër Shtutgartit. Policia kishte konfirmuar se ky sulm nuk kishte lidhje me terrorizmin.

22 korrik 2016: Një 18 vjeçar gjermano-iranian i armatosur ka vrarë së paku 9 persona në Mynih. I riu nuk kishte lidhje me shtetin islamik, por ishte i fiksuar pas vrasjeve masive.

18 korrik 2016: Një refugjat 17 vjeçar afgan kishte goditur me sëpatë dhe thikë disa pasagjerë në një tren në jug të Gjermanisë, duke i plagosur rëndë katër persona. Ai u qëllua për vdekje, kurse përgjegjësinë për rastin e morri Shteti Islamik.

14 korrik 2016: Një i armatosur ka hyrë me kamion në një turmë njerëzish në Nice të Francës duke vrarë deri në 86 njerëz. Sulmi dyshohet se ishte terrorist, kurse sulmuesi ishte një francez por me prejardhje nga Tunizia.

Në disa vitet e fundit shtetet më të fuqishme të Evropës Perëndimore janë goditur nga sulmet të shumta terroriste, që kanë ardhur kryesisht nga shteti islamik ISIS.

nicee

4 qershor 2016: Një francez me origjinë marokene e kishte therrur për vdekje një polic në periferi të Prisit. Sulmuesi u ka thënë policisë se ai kishte marrë urdhra nga Shteti Islamik.

22 mars 2016: Tre terroristë të gjithë shtetas belgë, kishin hedhur veten në ajër në aeroportin e Brukselit dhe në një stacion të metrosë në kryeqytetin belg. Në këtë rast u vranë 32 persona, kurse Policia kishte gjetur lidhje se atentatorët kishin lidhje me sulmet e Parisit.

asc

13 nëntar 2015: Parisi ishte tronditur nga sulme të njëpasnjëshme me armë dhe bomba në qytet, ku vdiqën mbi 130 persona dhe u plagosën mbi 300. Shteti islamik kishte marrë përgjegjësinë për kryerjen e këtij atentati.

07-09 janar 2015: Dy militantë islamikë kishin hyrë në zyrat e revistës satirike Charlie Hebdo më 7 janar dhe kishin shtënë me armë zjarri duke vrarë 17 persona. Një tjetër militant ka vrarë një policë të nesërmen duke marrë disa pengje në një supermarket, ku ka lënë të vdekur së paku katër persona tjerë. Kjo shkaktoi një solidarizim nga gjithë bota me moton “JeSuisCharlie”

qarlie

24 may 2014: Katër persona u vranë nga të shtënat në një muze hebre në Bruksel. Sulmuesi ishte me nënshtetësi franceze i cili u ekstradua në Belgjikë, dhe është në pritje për tu gjykuar./Arbresh.info. 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme