Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se sulmet ushtarake kundër Koresë Veriore me qëllim të shkatërrimit të programit të saj bërthamor dhe raketor, nuk do të kenë sukses.
Sipas tij, Pheniani mund të ketë fshehur arsenal bërthamor në vende që askush nuk i di, transmeton portali arbresh.info
Rusia ka kundërshtuar idenë e një sulmeve ushtarake, e cila u dha nga Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.
“A mund të niset një sulm ajror ushtarak kundër Koresë Veriut? Po. A do të arrihet qëllimi? Askush nuk e di. Askush nuk e di se çfarë kanë atje. Askush nuk është i sigurtë se ku janë të fshehura armët bërthamore, pasi vendi është i mbyllur”, tha Putin.
Putin tha se Rusia ka më shumë arsye se vendet tjera që të shqetësohet rreth programit bërthamor të Phenianit, pasi zonat e testimit nuklear ndodhen vetëm 200km larg kufirit rus./arbresh.info/
Tiranë, kongresi studentor: Papunësia dhe emigracioni janë p...
Granit Xhaka me Zvicrën kërkojnë revanshin sonte ndaj Serbis...
Zyrtari i Hamasit: Të gatshëm për një armëpushim në Gaza
Hovenier falënderon stafin e ambasadës për avancimin e partn...
Në pamundësi të jenë në Rumani, yjet “Dardan” dë...
IKD: Qeveria dhe Kuvendi të nisin me urgjencë zbatimin e Akt...