Google ADS

Sulmet ukrainase në rajonet ruse, Putin tërheq propozimin për paqe

22:15 | 13 Gusht 2024
E.H

Oferta “bujare” për paqe e Vladimir Putin “nuk është më në tryezë” pas pushtimit të Ukrainës në rajonin kufitar të Rusisë Kursk. Kështu ka thënë një zyrtar i Kremlinit.

Dmitry Polyanskiy, zëvendës i dërguari i Rusisë në OKB, tha në një takim në selinë e organizatës: “Në qershor, Rusia i bëri një ofertë bujare Ukrainës, por një javë më parë, regjimi i Zelenskyy zgjodhi përshkallëzimin, duke bërë një sulm në rajonin e Kurskut”, shkruan SkyNews, transmeton Arbresh.info.

Ai vazhdoi duke thënë se oferta “nuk ishte më në tavolinë”.

“Ky është një hap për të cilin Ukraina do të pendohet më vonë,” shtoi ai

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme