Forcat ukrainase vazhduan të luftonin të shtunën në përpjekje për të zmbrapsur forcat ruse në disa fronte, thanë zyrtarët e vendit.
Një sulm me raketa në qytetin verilindor të Kharkivit plagosi tre civilë, tha guvernatori i qytetit, por sulmet kryesore të Rusisë dukeshin të kishin në shënjestër rajonet e Luhanskit dhe Donetskut.
Zyrtarët ukrainas njoftuan për sulme në të dyja rajonet të shtunën.
Guvernatori rajonal i Donetskut, Pavlo Kyrylenko, tha në platformën e mesazheve Telegram se një raketë ruse kishte goditur Druzhkivkan, një qytet prapa vijës së frontit dhe se kishte pasur bombardime të qendrave të tjera të populluara.
Guvernatori i Luhanskut, Serhiy Gaidai, tha në Telegram se forcat ruse “po qëllonin përgjatë gjithë vijës së frontit”, megjithëse shtoi se një kundërsulm ukrainas e kishte detyruar Moskën të ndalonte ofensivën e saj.
Rusia mohon të ketë vënë në shënjestër civilët.
Të premten, Ukraina kishte kërkuar më shumë armë të teknologjisë së lartë nga Perëndimi.
Shtetet e Bashkuara njoftuan të premten se do t’i dërgojnë një sasi të re ndihme Kievit, e cila ka për qëllim të ndihmojnë forcat ukrainase që të shkatërrojnë kapacitetet ushtarake të Rusisë çka do të dëmtonte aftësitë e saj për të vazhduar luftën në rajonin e Donbasit dhe më gjerë.
Zyrtarët amerikanë dhanë detaje për një paketë të re prej 400 milionë dollarësh, që përfshin katër sisteme të tjera raketash të artilerisë së lartë (HIMARS) dhe municione artilerie me saktësi të lartë goditëse, të një lloji që nuk i ishin dhënë Kievit deri më tani.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha se armatimet ishin një nevojë përparësore.
Ambasada ruse në Uashington tha se Shtetet e Bashkuara donin të “zgjatnin konfliktin me çdo kusht”.VOA
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...