Të paktën pesë persona janë vrarë dhe 17 janë plagosur për shkak të sulmeve ruse në 24 orë, sipas autoriteteve lokale ukrainase. Gati 15 vendbanime janë sulmuar në rajonin e Kharkiv, shkroi guvernatori Oleh Syniehubov në Telegram.
Një person ka humbur jetën dhe 10 persona janë plagosur. Në qytetin Kupiansk, një 66-vjeçar u vra pasi shtëpia e tij u godit, ndërsa një tjetër 66-vjeçar u plagos.
Tetë fëmijë dhe një burrë 75-vjeçar u plagosën gjithashtu në një sulm në qytetin e Derhaçit. Dy persona u vranë, duke përfshirë një djalë 12-vjeçar dhe dy u plagosën në një sulm në fshatin Memryk, raportoi guvernatori Vadym Filashkin .
Një goditje në qytetin e Kurakhove vrau dy të tjerë dhe plagosi dy persona, shkroi në Facebook kreu i administratës ushtarake të Kurakhove. Dy persona të tjerë raportohet se janë plagosur në dy fshatra të tjerë në rajon.
Një person raportohet se u plagos pasi Rusia goditi 14 vendbanime, tha Oleksandr Prokudin, guvernatori i Khersonit. Rajone të tjera si Zaporizhzhia dhe Sumy kanë qenë gjithashtu objektiv i sulmeve të fundit ruse, nuk është raportuar për viktima apo të lënduar./abcnews.al
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...