Ministria e Mbrojtjes thotë se Turqia do të përdorë të drejtën për vetëmbrojtje kundër sulmeve të ngjashme
Ministria e Mbrojtjes e Turqisë ka njoftuar se numri i të vdekurve në sulmin e regjimit sirian ndaj forcave turke në veri të Sirisë është rritur në gjashtë.
Të paktën pesë ushtarë turq dhe një anëtar i personelit civil janë martirizuar, kurse shtatë të tjerë janë plagosur në granatimet intensive nga forcat e regjimit të Bashar al-Asadit në Idlib, njoftoi ministria përmes një kumtesë.
Në kumtesë theksohet se ata që kanë kryer këtë sulm të rëndë do të japin përgjegjësi dhe do të përdoret e drejta për vetëmbrojtje kundër sulmeve të ngjashme.
Shkelje e armëpushimit
Provinca e Idlibit, e cila ndodhet në veriperëndim të Sirisë, është bastion i opozitës dhe grupeve të armatosura antiqeveritare që nga shpërthimi i luftës civile në vitin 2011.
Aktualisht në të banojnë rreth katër milionë civilë, duke përfshirë qindra mijëra persona të zhvendosur në vitet e fundit nga forcat e regjimit.
Turqia dhe Rusia në shtator të vitit 2018 u dakorduan që të shndërrojnë Idlibin në një zonë të deeskalimit në të cilën veçanërisht do të ndaloheshin aktet e agresionit.
Megjithatë, forcat e regjimit me ndihmën e mbështetësve i kanë vazhduar sulmet e tyre pavarësisht marrëveshjes. Që nga ajo datë, mbi 1.600 civilë kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve.
Në një veprim të fundit, Turqia më 10 janar njoftoi një armëpushim të ri në Idlib që do të fillonte pas mesnatës më 12 janar. Megjithatë, regjimi dhe grupet terroriste të mbështetura nga Irani vazhduan sulmet tokësore.
Pothuajse 1,5 milionë sirianë janë vendosur në afërsi të kufirit turk për shkak të sulmeve intensive që nga fillimi i vitit 2019.
Siria është përfshirë nga një luftë e egër civile që nga viti 2011, kur regjimi i Bashar al-Assadit ndërhyri me egërsi ndaj demonstruesve.
Sipas të dhënave të OKB-së, që atëherë qindra mijëra njerëz janë vrarë dhe më shumë se 10 milionë janë zhvendosur./aa/
Zyrtare: Ruud Van Nistelrooy merr drejtimin e Leicester City...
Vullneti e quan ‘fake’, Gresa: Nuk je më i rëndësishëm për m...
Konsumatorët ankohen për ngitje çmimesh, kërkohet kontroll n...
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...