Google ADS

Sulmet në rajonin Kursk të Rusisë, shkon në 17 numri i viktimave

12:17 | 20 Gusht 2024
E.K

Numri i të vdekurve që nga fillimi i inkursionit të Ukrainës në rajonin Kursk të Rusisë u rrit në 17, thanë autoritetet lokale këtë të martë.

Më tej në raport thuhet se nga mbi 140 lëndime, 75 janë shtruar në spital, duke përfshirë katër fëmijë.

Guvernatori i Kurskut, Alexey Smirnov u shpreh se 12 persona u vranë në rajon dhe 121 të tjerë u plagosën.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pranoi se ishte një “operacion” nga trupat e Ukrainës ditë më vonë, duke specifikuar se qëllimi i inkursionit është krijimi i një “zone tampon” kundër sulmeve ruse.

Të hënën, Zelenskyy pretendoi se Ukraina kapi 1250 kilometra katrorë (rreth 480 milje katrorë) territor dhe 92 vendbanime në Kursk që nga fillimi i inkursionit. Rusia nuk ka komentuar ende mbi pretendimin.

Inkursioni i Kievit në Kursk filloi natën e 5-6 gushtit, me forcat e tij që hynë në rajonin kufitar pranë qytetit Sudzha, rreth 10 kilometra (6.2 milje) nga kufiri ukrainas./euronews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme