Sulmet që vranë ushtarët amerikanë dhe civilët afganë në Kabul, kanë shkaktuar një tjetër dridhje në skenën politike amerikane.
Republikanët tani kërkojnë dorëheqjen e Presidentit Joe Biden, ndërsa thonë se ai i “ka duart me gjak”, transmeton portal arbresh.info
Biden e morri detyren pas viteve traumatike të Donald Trump, duke premtuar se do të sillte qetësi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe jashtë vendit.
Megjithatë, pas sulmeve vdekjeprurëse në Kabul, duket pothujase e pamundur që ai të jetë në gjendje të bidnë amerikanët dhe partnerët e saj për realizimin e këtij premtimi.
Presidenti demokrat nuk është shëruar ende nga kaosi fillestar në Afganistan, ku brenda natës qeveria afgane dhe ushtria që krijuan amerikanët u shpërbë dhe la mijëra qytetarë dhe aleatë amerikanë në mëshirën e talebanëve.
Të enjten në mëngjes, Shtëpia e Bardhë mburrej se më shumë se 95,000 njerëz ishin transportuar në mënyrë të sigurtë nga Afganistani që kur u kthye në duart e talebanëve.
Më pas, sulmet me bomba në aeroportin e Kabulit, ku mbetën të vdekur 12 ushtarë amerikanë, kanë tronditur themelet e administratës Biden.
Biden nuk filloi luftën në Afganistan. Ishte republikani George W.Bush. Ai është në fakt i pari nga katër presidentët që përmbushi një premtim për të dhënë dorëheqjen nga atje.
Por kjo nuk do të thotë se ai do të jetë në gjendje të shmangë zemërimin në atdhe për vdekjen e ushtarëve dhe pasojat politike që do të pasojnë.
“Joe Biden ka gjak në duar”, ka thënë tashmë kongresistja republikane Elise Stefanick. “Kjo katastrofë e tmerrshme e sigurisë kombëtare dhe humanitare është rezultat i dobësisë dhe paaftësisë së Biden. Ai është i paaftë të jetë komandant i përgjithshëm.”
Një sondazh i USA Today dhe Suffolk University zbuloi se shumica e amerikanëve besojnë se Afganistani nuk ia vlen të luftohet, por ata nuk e falënderojnë Biden për këtë. Popullariteti i tij ka rënë në vetëm 41 përqind.
“Unë nuk e di nëse Biden do të pësojë dëme të përhershme,” tha analisti Mark Rom. “Por unë e di se republikanët do të bëjnë gjithçka për ta bërë atë.”/arbresh.info/
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Parashikimi i motit në Shqipëri
Giro d’Italia në Shqipëri/ Rama: Lajmi është publikuar në 70...
Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Nuk ka pritje në pikat kufitare të Republikës së Kosovës
Zbulohen dy objektivat e Real Madridit për stinorin e ri