Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara u mblodh për të diskutuar “sulmin ajror më masiv” të Rusisë në të gjithë Ukrainën që nga fillimi i luftës, në shkurt të vitit 2022.
Gjatë sulmit u përdorën 122 raketa dhe dhjetëra dronë, sipas zyrtarëve ukrainas. Ukraina dhe dhjetëra vende anëtare të OKB-së kërkuan mbledhjen e Këshillit të Sigurimit pas sulmeve, që vranë 30 persona dhe plagosën 160 të tjerë.
Autoritetet besojnë se ka persona që kanë mbetur nën rrënoja, duke theksuar se numri i viktimave pritet të rritet.
“Sot, Rusia përdori pothuajse çdo lloj arme në arsenalin e saj: ‘Kindzhals’, S-300, raketa vetëdrejtimi dhe drone, pjesa më e madhe e tyre u rrëzuan. Një maternitet ishte ndër objektivat e goditur nga sulmet e Rusisë”, tha Zelensky.
Shpërthime u raportuan në Kiev, qytetin verilindor Kharkiv, qytetin perëndimor Lviv, qytetet lindore Dnipro e Zaporizhzhia, si dhe në qytetin port juglindor Odesa.
Shkalla e sulmit ka tejkaluar sulmet e mëparshme të mëdha: Rusia lëshoi 96 raketa në nëntor 2022 dhe 81 raketa më 9 mars, sipas komandantit të Forcave Ajrore të Ukrainës, Mykola Oleshchuk.
Anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ndër to Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Britania e Madhe i dënuan sulmet, duke i quajtur “përpjekje e dëshpëruar dhe e kotë e Rusisë për të rifituar avantazhin”, në luftën me Ukrainën.
“Ata nuk do të kenë sukses”, tha ambasadorja britanike në OKB, Barbara Woodward.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres dënoi gjithashtu sulmet ruse.
“Sulmet kundër civilëve dhe infrastrukturës civile shkelin të drejtën ndërkombëtare humanitare, janë të papranueshme dhe duhet të ndalen menjëherë,” tha ai.
Gjithashtu edhe Joe Biden dënoi sulmet, duke bërë thirrje për ndalimin e bombardimeve.
“Sulmi ishte një kujtesë e ashpër për botën se pas gati dy vitesh të kësaj lufte shkatërruese, objektivi i Putinit mbetet i pandryshuar, duke kërkuar të shkatërrojë Ukrainën dhe të nënshtrojë popullin e saj. Putin duhet ndalur.
Megjithëse Shtetet e Bashkuara kanë ndihmuar deri më tani Ukrainën, Kongresi duhet të shtojë përpjekjet e tij e të miratojë më shumë ndihma, pa ndonjë vonesë të mëtejshme ose ne nuk do të jemi në gjendje të vazhdojmë dërgimin e armëve dhe sistemeve jetike të mbrojtjes ajrore. Ukraina duhet të mbrojë popullin e saj.
Rëndësia e kësaj lufte shtrihet shumë përtej Ukrainës. Ajo ndikon në tërësinë e NATO-s, sigurinë e Europës dhe të ardhmen e marrëdhënieve transatlantike. Shtetet e Bashkuara kanë mbledhur një koalicion prej më shumë se 50 vendesh për të mbështetur mbrojtjen e Ukrainës. Ne nuk mund të zhgënjejmë aleatët dhe partnerët tanë. Ne nuk mund të braktisim Ukrainën”, tha presidenti amerikan.
Kryeministri britanik, Rishi Sunak tha se sulmi masiv i së premtes duhet të nxisë botën për veprime të mëtejshme, në mbështetje të Ukrainës./abcnews.al
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...