Spiunët rusë janë akuzuar për përfshirje në një seri komplotesh kibernetike në mbarë globin, duke bërë që Shtetet e Bashkuara të ngrejnë akuza ndaj 7 agjentëve.
Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftoi se, shënjestra të sulmeve të Rusisë kanë qenë Agjencia globale e Armëve Kimike, agjencitë antidoping dhe një kompani bërthamore amerikane.
Akuzat janë pjesë e një operacioni të organizuar kundër sulmeve të supozuara kibernetike të Rusisë në të gjithë botën.
Më herët, Rusia kishte hedhur poshtë akuzat, duke folur për një “spiunomani të Perëndimit”. Deklarata e Shteteve të Bashkuara vjen pasi shërbimet holandeze të sigurisë thanë se kishin dëbuar 4 rusë në prill, në lidhje me një komplot kundër Organizatës për Parandalimin e Armëve Kimike.
Kjo e fundit ka hetuar sulmin kimik mbi një ish-spiun rus në Britaninë e Madhe. Në një deklaratë të përbashkët të kryeministres britanike, Theresa May, dhe homologut të saj holandez, Mark Rutte, thuhej se komploti i supozuar tregoi se GRU-ja (shërbimi informativ ushtarak rus) nuk respekton vlerat globale dhe rregullat që na mbajnë të gjithëve ne të sigurtë.
Më herët, qeveria britanike e ka akuzuar GRU-në se është pjesë e 4 sulmeve kibernetike të profilit të lartë, që kanë pasur në shënjestër kompani në Rusi dhe Ukrainë; Partinë Demokrate në Shtetet e Bashkuara dhe një rrjet të vogël televiziv në Britaninë e Madhe. Zyrtarët britanikë po diskutojnë madje me aleatët sanksione të mëtejshme kundër Rusisë./tch/
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...