Qeveria britanike ende nuk e di se kush qëndron pas sulmeve kibernetike që goditën disa vende të botës.
Ministrja e Brendshme, Amber Rudd, ka theksuar se sulmi kibernetik ka shkaktuar ndërprerjen e sistemit shëndetësor të vendit, transmeton portali arbresh.info
“Ne nuk jemi në gjendje të themi se kush qëndron pas sulmit. Ende jemi duke e hetuar rastin”, ka thënë ajo për BBC.
Ajo tha se Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike e Britanisë po punon me shërbimin shëndetësor të vendit për të siguruar sulmin, ndërsa Agjencia Kombëtare e Krimit është duke punuar për të gjetur se prej nga ka ardhur sulmi.
Rudd tha se Qeveria ende nuk e di nëse sulmi ishte drejtuar nga një qeveri e huaj./Arbresh.info
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...
Pjesëtarë të FSK mësojnë për herë të parë të pilotojnë me he...
Raphinha i pandalshëm edhe me Brazilin
Haradinaj: Doracaku i edukatës seksuale, sulm ndaj vlerave k...