Google ADS

Sulmet kibernetike, May: Me përmasa ndërkombëtare

22:34 | 12 Maj 2017
Trina Galanxhi

Kryeministrja britanike, Theresa May deklaroi sot se sulmi kibernetik kundër shërbimit publik shëndetësor (NHS) ishte një sulm ndërkombëtar që ka prekur disa vende dhe organizata dhe e dënoi ashpër atë.

“Ky sulm kibernetik nuk ka pasur si synim vetëm NHS, ky është një sulm ndërkombëtar dhe disa vende dhe organizata janë prekur”, deklaroi ajo në një stacion televiziv.

Një sulm kibernetik me përmasa botërore dhe cilësuar si një incident i madh nga shërbimi publik i shëndetësisë britanike (NHS) ka bllokuar komjuterat e shumë spitaleve në vend, një sulm i ngjashëm me atë që goditi dhe ndërmarrjet spanjolle.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme