Sulmet e ukrainasve ndaj Belgorodit – Rreth 9 mijë fëmijë të krahinës ruse do të evakuohen në pjesë të tjera të vendit

13:53 | 19 Mars 2024
K.B

Autoritet e krahinës ruse të Belgorodit në kufi me Ukrainën bënë të ditur se do të evakuonin 9 mijë fëmijë në krahina të tjera të vendit. Shkak numri në rritje I sulmeve nga forcat e Kievit.

Guvernatori i Belgorodit Vyacheslav Gladkov u shpreh se gjatë javës së shkuar 16 civilë shin vrarë dhe 98 të tjerë ishin plagosur si pasojë e sulmeve ukrainase, në një kohë kur rusët votuan në zgjedhjet presidenciale ku fitues doli siç pritej Vladimir Putin.

“Planifikojmë të dërgojmë rreth 9 mijë fëmijë nga Belgorodi në krahina të tjera, tha Gladkov, i cili bëri të ditur se grupi i parë me 1200 fëmijë do të evakuoheshin në datën 22 mars në krahinat qendrore të Penza, Tambov and Kaluga. Ministria e brendshme ruse u shpreh në muajin janar se kishte ndihmuar në evakuimin e rreth 2800 fëmijëve nga Belgorodi.

Në fjalimin e tij të fitores, presidenti rus Vladimir putin u shpreh të dielën që lamë pas se po shqyrtonte krijimin e zone neutral siç u shpreh ai në krahinën ukrainase të Harkivit, që është në kufi me Belgorodin, në mënyrë që të parandalonte sulmet e mëtejshme ndërkufitare. Komentet e putin, Ukriana i cilësoi si shenjë se Putin do të përshkallëzonte luftën./RTSH/

Të ngjashme