Google ADS

Sulmet e SHBA në Irak dhe Siri, Hamasi: Përshkallëzim i rrezikshëm i situatës në Lindjen e Mesme

16:33 | 3 Shkurt 2024
R J

Hamasi thotë se sulmet e SHBA në Irak dhe Siri, përbëjnë një përshkallëzim të rrezikshëm të situatës në Lindjen e Mesme.

Grupi militant, i cili mbështetet nga Irani, tha se sulmet janë një kërcënim për “sigurinë dhe stabilitetin” e rajonit, shkruan Sky News.

“Ne dënojmë agresionin amerikan kundër Irakut dhe Sirisë dhe e konsiderojmë atë një përshkallëzim të rrezikshëm”, thuhet në një deklaratë të tyre në Telegram.

“Administrata e presidentit amerikan Biden mban përgjegjësi për pasojat e këtij agresioni brutal kundër Irakut dhe Sirisë, të cilat hedhin naftë në zjarr dhe ne konfirmojmë se rajoni nuk do të jetë dëshmitar i stabilitetit apo paqes, përveçse duke ndaluar agresionin sionist”, thuhej më tej në deklaratë./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme