Google ADS

Sulmet e naftës në Arabi, SHBA akuzon Iranin

22:03 | 15 Shtator 2019
Trina Galanxhi

Irani ka akuzuar SHBA-të për mashtrim, pasi Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo tha se Teherani ishte pas sulmeve më dron në dy objektet e naftës në Arabinë Saudite.

Pompeo kishte hedhur poshtë pretendimet e rebelëve Houthi të mbështetur nga Irani se sulmet janë kryer nga Jemeni, transmeton portali arbresh.info

Ministri i Jashtëm i Iranit Javad Zarif tha se “fajësimi i Iranit nuk do t’i jap fund katastrofës” në Jemen.

Arabia Saudite tha se sulmet e së shtunës kishin pezulluar prodhimin e 5.7 milion fuçi nafte në ditë.

Pas rihapjes së tregut, të gjithë kanë sytë nga Arabia Saudite, pasi ekspertët parashohin një rritje të konsiderueshme të çmimit.

Që nga rrëzimi i presidentit të Jemenit në 2015, Houthisët kanë qenë duke luftuar një koalicion të udhëhequr nga Sauditë dhe të mbështetur nga Perëndimi.

Ata thanë se kishin vendosur 10 drone për të sulmuar fabrikën e përpunimit Abqaiq dhe fushën e naftës Khurais.

Pompeo ka theksuar se nuk ka asnjë provë që sulmet janë kryer nga Jemeni, prandaj edhe ka akuzuar nga Irani.

SHBA e kanë fajësuar Iranin për sulme të tjera mbi furnizimet e naftës në rajon këtë vit, mes tensionit të vazhdueshëm pas vendimit të Presidentit Donald Trump për të rivendosur sanksionet pas braktisjes së marrëveshjes ndërkombëtare, e cila kufizonte aktivitetet bërthamore të Teheranit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme