Google ADS

Sulmet ajrore vrasin 7 persona në Damask

19:49 | 20 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Sulmet ajrore në kryeqytetin sirian, Damask, kanë lënë të vdekur të paktën 7 persona, raportojnë aktivistët.

Besohet se sulmet ajrore janë kryer nga forcat ruse dhe siriane, në lagjen Barzeh dhe Qaboun, në verilindje të Damaskut, transmeton portali arbresh.info.

Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut ka theksuar se të paktën 12 persona kanë mbetur të plagosur gjatë sulmit.

Të dy lagjet konsiderohen si pikëmbështetja e fundit e opozitës siriane brenda Damaskut./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme