Google ADS

Sulmet ajrore vrasin 14 terroristë në Kirkuk

23:15 | 12 Shtator 2017
Arbresh.info

Të paktën 14 terroristë të Daesh u vranë në sulmet ajrore të kryera nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të në provincën veriore Kirkuk të Irakut, sipas burimeve lokale të sigurisë.

“Një avion që i takonte koalicionit ndërkombëtar shënjestroi një fabrikë bombash të Daesh-it në qytetin e Kirkuk”, tha për Anadolu Khalid al-Numan, transmeton portali arbresh.info

Sulmet ajrore, tha ai, kishin lënë të paktën 14 militantë të Daeshit të vdekur.

“Burimet e inteligjencës nga brenda zonës së shënjestruar konfirmuan gjithashtu se dhjetëra militantë të tjerë të Daesh pësuan plagë”, shtoi al-Numan.

Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, nga ana e tyre, ende nuk ka komentuar mbi sulmet ajrore të raportuara./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme