Sulmet ajrore turke në Afrin kanë lënë të vdekur disa civilë

20:45 | 5 Mars 2018
Trina Galanxhi

Trembëdhjetë civilë janë vrarë gjatë sulmeve ajrore të kryera gjatë ditës së hënë, të cilat synonin një qytet kurd në rajonin e Afrin.

“Avionët luftarakë turq kanë shënjestruar sulme intesvive ajrore që nga Fajri, qyteti i Gonderes dhe rrethinat e tij”, ka deklaruar Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, transmeton portali arbresh.info

Sulmet ajrore kanë rezultuar me vdekjen e 13 qytetarëve, duke përfshirë dy fëmijë dhe duke lënë disa të plagosur.

Numri i të vdekurve nga sulmet ajrore është rritur në 165 civilë, duke përfshirë edhe 29 fëmijë.

Ankaraja mohon synimin e civilëve dhe thotë se operacioni i saj është drejtuar kundër njësive mbrojtësë të popullit kurs, të cilët Turqia i konsideron “terroristë”.

Operacioni “Dega e Ullirit” në Afrin ka filluar më 20 janar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme