Pas sulmeve ajrore izraelite mbetën të vrarë 33 palestinezë, përfshirë tetë fëmijë, thanë zyrtarët shëndetësorë të Gazës.
Ndërsa militantët lëshuan një raketë në mëngjes herët në Izrael. Pa asnjë shenjë për t’i dhënë fund shpërthimit më të keq të dhunës izraelito-palestineze në vite, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritej të takohej të dielën për të diskutuar armiqësitë, shkruan Reuters transmeton arbresh.info
Numri i të vdekurve në Gaza brenda natës u rrit në 181, duke përfshirë 47 fëmijë, mes një breshërie intensive ajrore dhe artilerie izraelite që prej shpërthimit të luftimeve të hënën e kaluar.
Dhjetë njerëz janë vrarë në Izrael, duke përfshirë dy fëmijë. Sulmet para agimit ishin në shtëpi në qendër të qytetit të Gazës, thanë zyrtarët palestinezë të shëndetësisë.
Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha se ai do të shqyrtojë këto raporte. Palestinezët që punonin për të pastruar rrënojat nga një ndërtesë e shkatërruar në sulmet ajrore gjetën trupat e një gruaje dhe një burri.
“Këto janë momente tmerri që askush nuk mund t’i përshkruajë. Ashtu si një tërmet goditi zonën,” tha Mahmoud Hmaid, një baba i shtatë fëmijëve i cili po ndihmonte në përpjekjet e shpëtimit. /arbresh.info/
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...