Google ADS

Sulmet ajrore shkatërrojnë shtatë spitale në Idlib

21:38 | 30 Prill 2017
Trina Galanxhi

Shtatë spitale dhe klinika në Sirinë veriperëndimore janë shkatërruar këtë muaj gjatë sulmeve ajrore.

Burimet mjeksore kanë raportuar se sulmet ajrore janë kryer nga regjimi sirian dhe nga aleati i tij, Rusia, transmeton portali arbresh.info.

“Në prill, spitalet në Idlibit ishin në një shënjestër sistematike”, ha në një konferencë shtypi Abdel Hamid Dabbak, i cili është përgjegjës për spitalet në provincën e kontrolluar nga rebelët.

Dabbak tha se puna për rihapjen e qendrave shëndetësore janë në proces, ‘por sulmet ajrore vazhdojnë’./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme