Avionët luftarakë të koalicionit saudit kanë në shënjestër ndërtesën e ministrisë së Mbrojtjes në kryeqytetin e Jemenit, Sanaa, shkruajnë mediat arabe.
Koalicioni saudit ka kryer të paktën dy sulme ajrore në zonat e kontrolluara nga rebelët në kryeqytetin e Jemenit, duke shënjestruar ministrinë e Mbrojtjes, kanë thënë dëshmitarët e AP-së, transmeton portali arbresh.info
Dëshmitari ka theksuar se avionët luftarakë po vazhdojnë të flutojnë mbi Sanna, edhe pas sulmeve ajrore.
“Janë kryer 2 ose 3 sulme në ministrinë e Mbrojtjes”, ka thënë Hassain Abukhaiti, duke konfirmuar se aeroplanët e udhëhequr nga Sauditët janë duke synuar kryeqytetin e Jemenit.
Mediat ndërkombëtare shkruajnë gjatë sulmit ka pasur edhe viktima, megjithatë, ende nuk është konfirmuar asgjë./arbresh.info/
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...