Sulmet ajrore ruse vrasin 27 civilë në Idlib

20:34 | 25 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Sulmet ajrore ruse në veriperëndim të Sirisë, në provincën e kontrolluar nga xhihadistët Idlib kanë vrarë të paktën 27 civilë.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britani, tha se ky është numri më i madh i vdekjeve në Idlib, pasi që rajoni u caktua në maj si një nga zonat ‘përshkallëzuese’ të Sirisë, transmeton portali arbresh.info

“Sulmet ajrore goditën disa vende dhe fshatra në zonën Jisr al-Shughur të krahinës në kufi me Turqinë, duke lënë 27 të vdekur në mesin e civilëve, 10 prej të cilëve fëmijë,” tha për AFP shefi i Observatorit Rami Abdel Rahman.

Pas disa muajsh të qetësisë, provinca Idlib gjatë dy javëve të fundit ka qenë objekt i sulmeve të rënda ajrore nga regjimi dhe aleatët e saj rusë, pas një sulmi xhihadist në krahinën fqinje Hama./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme