Një sulm rus në një objekt elektrik në Ukrainë ka lënë 100 mijë njerëz pa energji elektrike në rajonin veriperëndimor të Sumy. Operatori kombëtar i rrjetit, Ukrenergo, ka njoftuar se po punojnë për ta rivendosur energjinë.
Deri më tash, nuk ka raportime për viktima apo dëme tjera përveç objektit energjetik. Bëhet e ditur se Rusia vazhdon të godasë objektet energjetike në të gjithë Ukrainën, shpesh duke e zhytur vendin në ndërprerje të zgjatura, me njerëz që durojnë kushte të vështira pa ujë të rrjedhshëm, ajër të kondicionuar ose pajisje mjekësore.
Vetëm gjatë tre muajve të fundit, Ukraina ka humbur 9 gigavat kapacitet gjenerues, nga sulmet e armikut drejt termocentraleve dhe vendeve hidroelektrike që janë dëmtuar nga dronët dhe raketat, raporton BBC.
Polonia ka drejtuar energjinë e tepërt në Ukrainë për ta ndihmuar atë të përballet me sulmet ruse, por Ukrenergo ka planifikuar ndërprerje të energjisë elektrike gjatë gjithë ditës në të gjithë vendin pasi prodhimi vendas dhe importet e energjisë elektrike nuk mund të mbulojnë deficitin.
“Ne jemi në luftë. Sektori i energjisë është një nga qëllimet e terroristëve rusë. Dhe është e qartë pse”, tha Maria Tsaturian nga Ukrenergo.
“Ky është çmimi që ne paguajmë për lirinë”, shtoi ajo. Ndërkohë, mbrojtja ajrore ukrainase ka rrëzuar 24 nga 27 dronë kamikaze Shahed të lëshuar nga Rusia natën e 5-6 korrikut, ka raportuar Komanda e Forcave Ajrore ukrainase.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...