Ushtria amerikane bën të ditur që ka vrarë 62 luftëtarë nga grupi islamist Al-Shabab në gjashtë sulme ajrore në Somali.
Katër sulme ajrore të shtunën kanë vrarë 32 militantë dhe dy sulme të tjera të dielën vranë 28 të tjerë, thuhet në deklaratë, transmeton portali arbresh.info.
Këto ishin sulmet ajrore më vdekjeprurëse ne Somali që nga nëntori i 2017-ës kur SHBA-të thanë se kishin vrarë 100 militantë.
Somalia ka parë një rritje të mprehtë të numrit të sulmeve ajrore dhe viktimave që kur Presidenti Donald Trump mori detyrën në SHBA në janar 2017.
Një hetim nga Byroja e Gazetarisë Hulumtuese zbulon se së paku 400 njerëz janë vrarë në sulme ajrore që nga fillimi i vitit 2017, shumë më tepër se 10 vitet e mëparshme të kombinuara.
Sulmet e fundit sjellin të paktën në 40 numrin e sulmeve të kryera në Somali deri tani këtë vit, krahasuar me 35 të regjistruara në vitin 2017.
SHBA ka një bazë të madhe ushtarake në Xhibutin fqinjë, nga ku nis sulme ndaj militantëve.
Trump i dha autoritetit më të madh ushtarak amerikan në mars 2017 për të sulmuar militantët në Somali./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...