Sulmet ajrore në Somali, vdesin katër luftëtarët rebel

15:23 | 3 Gusht 2018
Arbresh.info

Katër anëtarët e grupit ekstremist al-Shabab janë vrarë sot në një sulm ajror në Somali, tha ushtria amerikane.

Ushtria amerikane tha se ka realizuar një sulm ajror në Somali ku kanë mbetur të vrarë katër anëtar të grupit ekstremist al-Shabab shkruan Dailystar percjell arbresh.info

Komanda amerikane ka thënë se është sulmi ajror i 19-të këtë vit kundër Somalisë ku gjendet grupi Islamik ekstremik al-Shabab në Afrikën sub-Sahariane.

Në deklaratën e të premtes thuhet se sulmi më i fundit ajror është realizuar të enjten rreth 119km në veriperëndim te kryeqytetit, Mogadishu. Al-Shabab shpesh sulmon qytetin me sulme vdekjeprurëse./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme