Sulmet ajrore në Siri, Macron: Franca nuk është në luftë me Assadin

21:51 | 15 Prill 2018
Trina Galanxhi

Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se sulmet ajrore kundër bazave me armë kimike në Siri ishin legjitime, por ka shtuar se “historia do të gjykojë” nëse operacioni është justifikuar.

Ai shtoi se as Franca dhe as SHBA-të e Britania e Madhe nuk janë në luftë më Sirinë, transmeton portali arbresh.info

Macron i ka bërë këto komente gjatë një interviste të drejtpërdrejtë pas sulmit të së shtunës në Siri që është kryer pa asnjë rezolutë nga këshilli i sigurimit i OKB.

Sulmi i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, që goditi tre objektiva në Siri, një qendër kërkimore dhe baza ushtarake, është bërë në përgjigje të një sulmi të dyshuar kimik në Douma më 7 prill.

Presidenti francez mbrojti mungesën e një rezolute të OKB-së përpara se të zhvillonte sulmet kundër Sirisë duke thënë se ishte “bashkësia ndërkombëtare” që ndërhyri.

“Ne kemi legjitimitet të plotë ndërkombëtar për të vepruar brenda kësaj kornize”, tha ai.

Macron ka pretenduar se ishte pikërisht ai që e bindi Presidentin amerikan, Donald Trump të mos tërheqë trupat e saj nga Siria./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme