Google ADS

Sulmet ajrore në Egjipt, 25 islamist të vrarë

18:28 | 6 Mars 2015
Arbresh.info

Sulmet ajrore të ushtrisë egjiptiane vranë 25 militant islamikë në Sinain verior në dy ditët e fundit, është raportuar nga burimet e sigurisë.

Në sulmet e sotme ajrore u goditën dy shtëpi në jug të qytetit të Sheikh Zuveid dhe vranë 10 militantë në grupin “Ansar Beit al-Makdisi”. Të plagosur ishin 14 militantë.

Të paktën 15 militantë u vranë dje, kur sulmet ajrore goditën tri shtëpi në jug të qytetit të Sheikh Zuveid.

Sinai i veriut është epiqendra e rebelimit islamik i cili deri tani ka vrarë qindra policë dhe ushtarë që kur Shefi i atëhershëm shtabit të ushtrisë egjiptiane Abdel Fatah al-Sisi, përmbysi presidentin islamist Mohammed Morsi në korrik 2013, pas protestave masive.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme