Sulmet ajrore izraelite goditën portin sirian të Latakias të martën, sipas mediave shtetërore siriane, në një sulm të rrallë që synonte objektet kryesore.
“Rreth orës 1:23 të mëngjesit të sotëm, armiku izraelit kreu një agresion ajror me disa raketa,” citohet të ketë thënë agjencia e lajmeve Sana, shkruajnë mediat amerikane, transmeton portal arbresh.info
Sulmi kishte në shënjestër oborrin e kontejnerëve të portit, duke bërë që një numër kontejnerësh të merrte flakë. Nuk ka pasur viktima, thuhet.
Fotot e publikuara nga agjencia e lajmeve Sana, treguan për një zjarr në oborr. por televizioni shtetëror sirian më vonë tha se zjarrfikësit e kishin vënë zjarrin nën kontroll.
Izraeli vazhdimisht ka theksuar se nuk do të lejojë që Siria fqinje të bëhet pikënisje për armikun e tij, Iranin.
Që kur shpërtheu lufta civile në Siri në vitin 2011, Izraeli ka kryer qindra sulme ajrore në territorin sirian, duke synuar pozicionet qeveritare, si dhe forcat aleate të mbështetura nga Irani dhe luftëtarët e Hezbollahut.
Më 24 nëntor, sulmet me raketa izraelite në perëndim të provincës Homs vranë pesë persona, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut.
Në dy sulme të veçanta izraelite në tetor, pesë milici pro-iranianë u vranë pranë kryeqytetit sirian Damask, ndërsa nëntë luftëtarë pro-qeveritar u vranë pranë bazës ajrore T4 në lindje të Palmirës në Sirinë qendrore, tha monitoruesi i luftës me bazë në Britani./arbresh.info/
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga