Forcat amerikane gjatë një sulmi ajror të kryer pranë qytetit jugor të Libisë, Ubar, kanë deklaruar se kanë vrarë dy terroristë.
Në deklaratë thuhet se sulmi ishte kryer në koordinim m Qeverinë e pranuar ndërkombëtarisht të Marrëveshjes Kombëtare në Tripoli.
“Në këtë kohë ne vlerësojmë se asnjë civil nuk është vrarë gjatë sulmit”, thuhet në deklaratë, transmeton portali arbresh.info
Një dëshmitar okular ka deklaruar për Reuters se shpërthimi ishte shumë i fuqishëm.
Forcat amerikane kanë kryer sulme të herëpasherëshme që synojnë militantët në Libi.
Ata nisën gjithashtu një fushatë ajrore kundër ISIS-it në ish-bastionin e Libisë, Sirtre në vitin 2016./arbresh.info/
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...