Koalicioni i udhëhequr nga amerikanët kundër grupit xhihadist të Shtetit Islamik thotë se ka vrarë 150 militantë në sulme ajrore të kryera në Siri.
Në një deklaratë thuhet se bombardimet ndodhën në afërsi të al-Shafah, në lumin e Eufratin e Mesëm në juglindje të provincës Deir al-Zour, transmeton portali arbresh.info
Një kombinim i inteligjencës dhe vëzhgimit të vazhdueshëm të objektivave siguroi që asnjë civil nuk u dëmtua, shtoi ai.
Nuk pati konfirmim të sulmit nga ISIS ose mbështetësit e tij.
Koalicioni thotë se grupi ka humbur 98% të territorit që ka kapur përgjatë Irakut dhe Sirisë në vitin 2014, kur shpalli krijimin e një “kalifati”.
ISIS tani kontrollon vetëm disa pjesë të vogla të tokës në Siri, duke përfshirë një pjesë të luginës së Eufratit, ku është nën sulm nga një aleancë e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të luftëtarëve kurdë dhe arabë të quajtur Forcat Demokratike të Sirisë (SDF), si dhe forcat pro-qeveritare siriane të mbështetura nga Rusia dhe Irani./Arbresh.info/
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...
Nesër mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-s...
Ish-krerët e UÇK-së i kërkojnë trupit gjykues që ta ruajë pa...
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...
Kurti: Idealet e Metush Krasniqit janë ideale edhe të kohës ...