Sulmet ajrore të SHBA-ve në Somali kanë vrarë më shumë se 100 militantë të al-Shabaab, njoftoi Komanda e Afrikës së Jugut (AFRICOM).
Sulmet ajrore u kryen rreth 125 milje larg nga kryeqyteti i Mogadishu në orën 10:30 sipas kohës lokale, deklaroi Pentagoni. Sulmi është bërë në koordinim me qeverinë federale të Somalisë dhe konsiderohet si një ndër më i fuqishmi deri me tani, transmeton portali arbresh.info
Administrata e Trump u ka dhënë komandove të fushës më shumë autoritet për të përdorur forcë në luftën kundër terrorizmit.
Pentagoni ka konfirmuar për 29 sulme ajrore të kryera gjatë këtij viti në Somali. Shtatë prej tyre kanë ndodhur midis 9 dhe 14 nëntorit.
Al-Shabaab është një grup terrorist që ka lidhje me al-Kaidën dhe është përgjegjës për sulmet terroriste në të gjithë vendin./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...