Ministria libaneze e shëndetësisë konfirmoi se gjashtë persona u vranë mëngjesin e sotëm nga sulmet ajrore izraelite në qytetin Nabatieh në jug të vendit.
Në mesin e viktimave, sipas BBC, është edhe kryetari i bashkisë së qytetit, i cili po merrte pjesë në një takim të ekipit të krizave që po mbahej në një godinë të komunës. 43 persona të tjerë u plagosën.
Zyra e kryeministrit libanez e akuzoi Izraelin se e ka shënjestruar “qëllimisht” mbledhjen e këshillit bashkiak. Guvernatori lokal i tha gjigandit mediatik anglez se shteti hebre goditi njëkohësisht edhe “dhjetëra” objektiva të Hezbollahut në zone.
Sulmet erdhën pasi më herët, Izraeli iu rikthye për të parën herë pas pesë ditësh bombardimeve në Bejrut. Argumenti i Tel Avivit ishte se ka pasur në objektiv “armët strategjike” të fshehura nga Hezbollahu nëntokë. Goditja e kryeqendrës së Libanit erdhi pavarësisht paralajmërimeve të Shteteve të Bashkuara, që e deklaruan hapur se e kundërshtojnë shkallën e sulmeve izraelite në këtë qytet.
Irani sakaq, përmes ministrit të tij të jashtëm Abbas Araghchi, e njoftoi shefin e Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, se Teherani është gati për përgjigje “të vendosur”, nëse Izraeli sulmon Republikën Islamike në shenjë hakmarrjeje ndaj sulmit të saj me raketa në 1 tetor. Lindja e Mesme vazhdon të jetë e alarmuar nga përshkallëzimi i mundshëm i luftës teksa Izraeli lufton grupet e mbështetura nga Irani, Hezbollahun në Liban dhe Hamasin – grup palestinez i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Gaza.
Hezbollahu, grup militant dhe parti politike që kontrollon pjesën më të madhe në jug të Libanit, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, derisa Bashkimi Evropian e ka në listë të zezë vetëm krahun e armatosur, por jo partinë, e cila ka ulëse në Parlamentin e Libanit./tch/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...