Sulme të tjera janë raportuar së fundmi brenda territorit rus gjatë këtyre dy ditëve.
Sipas Alexander Bogomez, një dron ukrainas goditi një ndërtesë të Ministrisë së Brendshme në rrethin Trubchebsky të rajonit Bryansk, pa viktima.
Ndërkaq, një sulm tjetër u raportua në një zonë rurale të rajonit jugperëndimor të Rostovit të Rusisë pranë kufirit me Ukrainën të dielën, sipas guvernatorit rajonal Vasily Golubev, ku autoritetet rrëzuan një dron.
“Një mjet ajror pa pilot u rrëzua në vendbanimin Daraganovka”, tha Golubev në një postim në Telegram të dielën.
Sulmet në këto të dyja rajone, vijnë pasi Moska u sulmua të dielën me tre dronë, të cilët u rrëzuan nga autoritetet, megjithatë një person mbeti i lënduar.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi mbrëmë se lufta “po kthehet në territorin e Rusisë” në mes të një numri sulmesh në territorin e tyre. /Telegrafi/
Motta e sheh yllin e Milanit si alternativë për t’iu bashkua...
Nga Haga ngushëllojnë familjen Krasniqi
“U kry çdo sen”, Gjesti thotë se tash do të zgjohet vetëm ku...
Gjysmë ore pritje te Dheu i Bardhë
Nga Evropa në Maqedoni të Veriut: Goditet rrjeti i kontraban...
Të hënën fillon afati kalimtar i janarit në basketboll